Higuaini refuzon largimin nga Juventusi

09 korrik 2019 | 16:36

Sulmuesi Gonzalo Higuain nuk është i interesuar t’i bashkohet skuadrës së Romës apo ndonjë klubi tjetër, pasi beson se mund ta bindë Maurizio Sarrin te Juventusi, raporton “Sky Sport Italia”

Argjentinasi pas huazimit te Milani dhe Chelsea është rikthyer sërish te “Zonja e Vjetër”.

Ky vendim i Higuainit nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve te Juves, pasi ata planifikojnë transferimin e Mauro Icardit (Inter) ose Romelu Lukaku (Manchester United).

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 12 milionë euro në vit llogaritet fatura e përbashkët…