Hillary Clinton dhe vajza e saj botojnë së shpejti librin e ri

06 gusht 17:54

Hillary Clinton dhe vajza e saj Chelsea Clinton kanë bashkuar forcat në “Librin e grave të guximshme”, që nderon gratë, duke nisur nga shkencëtarja, Marie Curie e deri tek aktivistja për klimë, Greta Thunberg.

Shtëpia botuese “Simon & Schuster” ka njoftuar se libri do të dalë në shitje më 1 tetor.

Kjo është hera e parë që ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe kandidatja presidenciale, ka shkruar një libër me vajzën e saj, ndonëse të dyja më parë kanë publikuar libra ndaras.

“Libri i Grave të Guximshme” përfshin portrete të më shumë se 100 grave, duke përfshirë kandidaten presidenciale, Shirley Chisholm, aktivisten saudite, Manal al-Sharif, si dhe autoren e emisionit televiziv, Ellen DeGeneres.

“Për ne, të gjitha janë gra të guximshme, lidere që kanë kurajo për të bërë pyetje të vështira dhe që kryejnë punë. Ky libër është vazhdimësi e një bisede që Chelsea dhe unë kemi bërë prej kur ajo ka qenë vajzë e vogël dhe jemi të lumtur që edhe të tjerët të përfshihen në këtë bisedë”, ka thënë Hillary Clintin përmes një deklarate.

Chelsea në anën tjetër ka thënë se gratë e përfshira në libër “janë tejet optimiste dhe puna dhe jeta e tyre do të bëjë ndryshim në botë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derby Conty ka konfirmuar zyrtarisht se e kanë transferuar Wayne…