Hipnoza si ndihmë terapeutike në fazën e hershme të demencës

01 korrik 2025 | 10:52

Jeton ARIFI

Zbatimi në praktikë i terapisë hipnotike ndaj pacientëve të diagnostikuar me demencë nuk paraqitet aq i shpeshtë në kuadër të protokolleve të trajtimit klinik. Terapia më e përhapur, e cila ka gjetur zbatim të gjerë, konsiderohet të jetë ajo e zbutjes e ngadalësimit të zhvillimit të gjendjes së krijuar te pacienti, duke iu përmbajtur parimeve, si: kujdesi shumë disiplinor i përqendruar te pacienti, ndërhyrja farmakologjike dhe jo farmakologjike, mbështetja në ofrimin e kujdesit të përgjithshëm dhe jo vetëm. Përmes një linjë veprimi të këtillë, pacientëve u është ofruar mirëqenia, dinjiteti, cilësia e jetesës, e deri në një masë, për aq sa ka lejuar faza e zhvillimit të kësaj gjendjeje, edhe risocializimi në familje e komunitet.

Kohëve të fundit, kjo disiplinë ka shënjuar hapërim mjaft kreativ në kuptimin e trajtimit, duke instaluar modele të reja në praktikën e përgjithshme, si ‘Lidashi’ e ‘Mirazhi i Identitetit të Heshtur’, të cilat, mes tjerash, përfaqësojnë një dimension të ri të kujdesit ndaj njerëzve të prekur nga harresa, vështirësimi i komunikimit, dezorientimi, zvogëlimi i aftësisë së të menduarit, e kështu me radhë.

Kjo qasje ka pasur si përqendrim pasojën e shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, të cilët besohet ta kenë shkaktuar gjendjen me të cilën përballet i prekuri nga spektri relativisht i gjerë i demencës. Këndvështrimi alternativ i trajtimit të kësaj gjendjeje përmes terapisë hipnotike synon të merret kryesisht me shkaktarin e paraqitjes së gjendjes mendore, e cila i bën njerëzit të mos kenë mundësinë ta vazhdojnë mënyrën e mëparshme të jetesës si të pavarur nga familja, shoqëria e profesionistët shëndetësorë të kësaj fushe.

Teknika e hipnotizimit përshërim kuantik

Kjo teknikë rrjedh nga fakti se rezultatet e arritura dhe të përjetuara nga pacientët, si në bazë informative, ashtu edhe në kuptim të shërimit fizik, tejkalojnë shumë nga bindjet që shkenca konvencionale dhe mjekësia i kanë konsideruar si të mundura.

Teknika përfshin sjelljen e individit në gjendje somnabulistike të transit, përmes vizualizimit. Meqë gjatë përvojës dyzetepesë vjeçare të hipnotizimit me këtë teknike, si pishtare e aplikimit të kthimit të pacientëve, të nënshtruar vullnetarisht ndaj hipnozës, në jetët e tyre të mëparshme, Dolores Cannon ka vërtetuar që komunikimi i drejtpërdrejtë me ndërdijen e personit të hipnotizuar, e cila, në thelb, paraqet veten (personin) e vërtetë të individit, mund të çojë në shërimin e trupit, pavarësisht sëmundjes nga e cila vuan, jo nga hipnoterapisti, por nga vet fuqia e ndërdijes së pacientit, e lidhur me dimension astral.

Kjo metodë, duke e kthyer pacientin në kohë, gjatë gjendjes së transit, do të mundësonte identifikimin e shkaktarit apo shkaktarëve të mundshëm të gjendjes mendore dhe fizike, të njohur si demencë. Se sa efektive do të mund të rezultonte kjo metodë, do të mund të shihej vetëm nëse profesionistët shëndetësorë, të cilët luftojnë demencën me praktika të moderuara, fillojnë zbatimin e kësaj teknike të hipnotizimit, në cilësinë e lehtësuesit të procesit të shërimit.

Gjatë seancës së hipnotizimit, pacienti kthehet në kohë të kaluara, pa kufizim në kohështrirje, që në rastin konkret do të përbënte kthim në moshën kur pacienti gëzonte shëndet të pacenuar nga demenca, për të lëvizur kujdesshëm në kohë, hap pas hapi, deri në paraqitjen e simptomave të parë. Shkathtësia e hipnoterapistit për të bërë pyetjet e duhura gjatë seancës do të nënkuptonte hapërim të sigurtë drejt lehtësimit të identifikimit të shkaktarëve konkretë, qofshin faktorë të jashtëm apo të brendshëm, siç mund të jetë akumulimi i panevojshëm i energjisë negative, si rezultat i pamundësisë së menaxhimit të problemeve ditore apo mosjetësimi i qëllimeve individuale.

Sipas vullnetarëve që kanë pranuar të jenë të pranishëm në dhomën ku është zhvilluar seanca hipnotike përmes kësaj teknike, me rastin e kalimit të plotë të të hipnotizuarit në trans, është vënë re një rritje dramatike e nivelit të energjisë në atë dhomë. Të pranishmit, shpesh, kanë përshkruar ndjenjë euforie dhe ekscitimi të fortë. Përshkrimi i kësaj është bërë si përjetim i një ndjenje të një fuqie të jashtëzakonshme dhe dashurie të pafundme.

Në mijëra raste të praktikimit të kësaj teknike të hipnotizimit, pacienti nën hipnozë ka treguar që përgjigjet ndaj pyetjeve të hipnoterapistit i vijnë në formë mendimesh nga qenie shpirtërore, të cilët zhvillojnë jetën e tyre në Astral (rrafsh qiellor i ekzistencës në dimensionin përtej jetës që zhvillohet me trup fizik në Tokë) dhe ekzistenca e tyre është në shërbim të qenieve njerëzore, qofshin ende me trup fizik, duke zhvilluar jetën në Tokë apo të tyre që veçse kanë mbyllur ciklin e tyre jetësor me trup fizik dhe kanë kaluar përtej (në njërin nga tri nivelet e Astralit).

Veçoritë e ndërdijes

Duke qenë një fushë jo mjaftueshëm e eksploruar, komunikimi i drejtpërdrejtë me fuqinë më të madhe ekzistuese në univers, përmes Teknikës së Hipnotizimit të Shërimit Kuantik, mund të tingëllojë tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Ndërdija e individit, si qenie shpirtërore, në thelb, është një e vetme me krejt dijen universale, andaj nga kjo gjendje (transi), i nënshtruari ndaj hipnozës arrin ta shërojë veten, pavarësisht llojit të sëmundjes, sepse ka qasje të pakufizuar në tërësinë e dijes mbi gjithçka, duke gjetur përgjigjet ndaj çfarëdo pyetjeje që mund ti bëjë hipnotizuesi.

Me këtë rast, duhet theksuar se ndërdija [sinonime ekuivalente në anglisht: sub-consciousness / over soul / higher self / universal consciousness], me të cilin komunikon hipnoterapisti është poli i kundërt i ndërdijes që tradicionalisht përmendet nga psikologët dhe profesionistët shëndetësorë konvencionalë.

Ndërdija di gjithçka që duhet të dihet rreth një individi dhe jetës që është duke e jetuar aktualisht, andaj përzgjedhja e pyetjeve specifike nga hipnoterapisti lidhur me jetën e individit që i nënshtrohet hipnozës është shumë e rëndësishme.

Marrja e këtij informacioni në emër të individit është thelbësore për aspektin shërues të kësaj teknike, pasi i ofron atij ngushëllim, mbështetje dhe një kuptim më të madh në shumë fusha të ndryshme të jetës së tij. Ndërdija do të zgjedhë të ndajë vetëm informacionin që është i përshtatshëm në atë kohë dhe informacionin që do të jetë i dobishëm vetëm për individin.

Shkathtësia e hipnoterapistit për ta mënjanuar krejtësisht vetëdijen e pacientit nga ky proces, i mundëson atij që të komunikojë drejtpërdrejt me fuqinë supreme universale, të cilën, eksplorues të ndryshëm, megjithëse të pakët, e kanë quajtur me njërin nga sinonimet e përmendura në paragrafin e mësipërm.

Ndjekja e veprimeve të kujdesshme të hipnoterapistit për t’a kaluar pacientin në gjendje transi, e veçanërisht bashkëpunimi i pacientit për t’u kthyer në kohën kritike të treguesve fillestarë të shfaqjes së simptomave të demencës, të paktën, do të mund të zbulonte shkaktarët kryesorë që çojnë në përkeqësimin e gjendjes së pacientit në kohështrirje.

Shërimi

Ndërdija ka aftësinë të identifikojë çdo problem fizik që zbulon brenda trupit të subjektit në gjendje transi dhe t’i shpjegojë shkaqet e pranisë së tij, qoftë nga jeta aktuale apo nga një jetë e kaluar. Ndërdija (e të hipnotizuarit) pyetet më pas nëse është e përshtatshme që të ndodhë shërimi, i cili, nëse është i mundur, bëhet menjëherë, pa ilaçe, ndërhyrje kirurgjikale apo dhimbje. Shumë shpesh, thjesht, të kuptuarit se pse është e pranishme një sëmundje ose se pse po përjetohet një emocion i veçantë është e mjaftueshme që ajo të lehtësohet dhe të hiqet nga ndërdija.

Duke u nisur nga besimi që shërimi ndodhë vetëm nëse individi (pacienti) e dëshiron vërtetë shërimin, te rastet e të prekurve me demencë, artikulimi i dëshirës për t’u shëruar mund të përfaqësojë shkallë të dukshme të vështirësisë nga ana e pacientit, ngaqë i njëjti, varësisht nga faza e zhvillimit të sëmundjes, mund të mos jetë i vetëdishëm për gjendjen reale shëndetësore.

Gjatë seancave të hipnotizimit përmes kësaj teknike, të zhvilluara me vullnetin e lirë të pacientëve, gjatë kthimit në kohë (jetë të mëparshme), hipnoterapistët kanë rastisur që subjekti në gjendje transi, i udhëhequr nga ndërdija, të ketë rrëfyer për shpirta të njerëzve që janë duke e jetuar jetën me trup fizik në Tokë, të cilët, në gjendje meditimi të thellë apo gjatë udhëtimit astral ose edhe përmes gjendjes së transit nga hipnotizimi me këtë teknikë, kanë pasur mundësinë ta vizitojnë Tempullin e Shërimit në Astral (dimension astral ku shpirti vazhdon jetën pa trup fizik pas vdekjes).

Deri në këtë kohë, praktikuesit e kësaj teknike të hipnotizimit kishin menduar se Tempulli i Shërimit në Astral ishte i rezervuar vetëm për shpirtin e një të vdekuri që kalonte në dimension tjetër, në mënyrë që më pastaj ti nënshtrohej procesit të rimishërimit (reinkarnimit), andaj ky informacion i ofruar nga ndërdija e subjektit të hipnotizuar (pacientit), i transmetuar indirekt nga qenie shpirtërore nga Astrali, hapi një portë të re, për të cilën nuk dihej se ishte në dispozicion për t’u shfrytëzuar edhe nga shpirti i një njeriu të gjallë me trup fizik në Tokë.

Hipnoterapistët kanë rrëfyer komunikimin që kanë zhvilluar me udhërrëfyesit (qenie shpirtërore) e Tempullit të Shërimit, përmes ndërdijes së të hipnotizuarit, si dhe janë inkurajuar që përmes teknikës që po e aplikojnë, ta kanalizojnë te ky tempull drite këdo që ka nevojë për shërim dhe se ‘ata’ do të kenë kënaqësinë ti trajtojnë ata me energjinë shëruese, e cila, sipas shpjegimit të ofruar prej tyre, largon krejt energjinë negative nga shpirti i atij që i nënshtrohet këtij trajtimi, duke mos lënë gjurmë të sëmundjes në trupin fizik, e sidomos në trupin eterik të pacientit.

Përmbyllje

Qasja inovative e shpalosur brenda trungut të këtij punimi, jo vetëm që përbën një alternativë (jokonvencionale) shërimi për pacientët me demencë dhe jo vetëm, por hapë shtigje të reja të zhvillimit të kësaj teknike hipnotizimi për ta shndërruar atë në praktikë të gjerë të aplikueshme në fushën e shëndetësisë.

Pavarësisht që në raport me shumë sëmundje tjera, kjo teknikë ka rezultuar me eliminim të plotë të faktorëve që kanë shkaktuar sëmundjen përkatëse, respektivisht ka dhënë efektin e shërimit total, për sa i përket demencës, nisur nga fakti që bashkëpunimi me pacientin është i llojit të veçantë, që e bën zhvillimin e seancave më të vështirë në kuptim të arritjes së efektit të pritur, identifikimi i shkaktarit në fazat e hershme të demencës, edhe në rastet më të vështira e me më së paku pritje realiste për sukses, do ta lehtësonte kujdesin human dhe trajtimin farmakologjik të pacientëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista…