Hisen Berisha – 67, në Prush të Gjakovës: Përkrahje e fuqishme për PDK-në
“Katundi Prush i Komunës së Gjakovës, ishtë sonte vendtakim i mobilizimit qytetar dhe i përkrahjes së fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës. Në këtë trevë me histori, që ka qenë gjithmonë urë lidhëse mes njerëzve, vlerave dhe idealeve kombëtare, po mblidhemi me struktura dhe qytetarë përkrahës për ta forcuar bashkimin drejt fitores”, ka shkruar në Facebook kandidati për deputet i PDK-së, gjenerali Hisen Berisha.
Ai ka theksuar se me mirënjohje për besimin e dhënë dhe me përgjegjësi të plotë për ta përfaqësuar këtë trevë siç e meriton, ecim përpara të vendosur dhe të mobilizuar.

“Prushi ka qenë dhe mbetet zë i qëndrueshëm i Kosovës. Sonte, ky zë bashkohet fuqishëm në përkrahje të PDK-së, për ndryshim, zhvillim dhe fitore në zgjedhjet e dhjetorit. #HisenBerisha67 #BedriHamza1 #PDK130”, ka shkruar Berisha.



