Shqipëria rrit pagën bazë minimale

19 dhjetor 2025 | 20:32

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin për rritjen e pagës bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj.

Ajo tash e tutje do të jetë 50 000 lekë (518 euro), raporton Klankosova.tv.

Kjo pagë bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ky vendim, sipas njoftimit të qeverisë shqiptare, hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 77, afaristi Shahin…