Hisen Berisha: Kadri Veseli do të kthehet si hero e fitimtar i drejtësisë dhe të vërtetës

09 dhjetor 2019 | 14:23

Zyrtari i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se lideri i kësaj partie, Kadri Veseli do të dalë faqebardhë edhe përballë Gjykatës Speciale.

Veseli sot ka udhëtuar për në Hagë, ku nesër do të intervistohet nga Specialja.

“Dalësh faqebardhë Gjeneral Kadri Veseli, ashtu siç dole gjatë tërë jetës “në luftën për ndërtimin e Republikës së Kosovës shtet i pavarur e sovran, mbi vlerat e lirisë barazisë dhe demokracisë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për ata që i dolën Zot në ditët e vështira të robërisë.

“Të shkoni krenar me besim të plotë për triumfin e drejtësisë, si kusht për të ndërtuar paqen në vendin tonë. Kam besim se do të ktheheni si hero e fitimtar i drejtësisë dhe të vërtetës”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i tij:

Dal’sh faqebardhë Gjeneral Kadri Veseli!

Udhëtoj për në Hage, Ai që shquhet si “neuroni” i organizimit dhe drejtimit të armës shqiptare në luftë për çlirimin e Kosovës, për të kontribuar më tej në vendosjen e drejtësisë në Republikën e Kosovës, për të vendosur frymen e pajtimit kombëtar si kusht për bërjen funksional të shtetit të Kosovës,  Gjeneral Kadri Veseli.

Po të ishte në jetë, Presidenti i lavdishëm  Dr. Ibrahim Rugova, do t’iu uronte, ashtu siç uroi luftëtarët që shkuan për herë të pare në Tribunalin e drejtësisë në Hagë,   “… kam besim se do të dilni faqebardhë! … besoj në drejtësinë ndërkombëtare!… duhet të mbrohen vlerat e luftës për liri dhe ndërtim të shtetit! …besoj thellësisht në luftën tonë të drejtë!…”

Por, ne mungesën e tij atëherë po ju uroj unë meqë edhe ju siç edhe unë, vlerësoheshit lartë nga Presidenti i lavdishëm Dr. Rugova.

Të shkoni krenar me besim të plotë për triumfin e drejtësisë, si kusht për të ndërtuar paqen në vendin tonë. Kam besim se do të ktheheni si hero e fitimtar i drejtësisë dhe të vërtetës.

Kosova ka nevojë për ata që i dolën zot në ditët e vështira të robërisë. Për ata që sakrifikuan jetën për vlerat e lirisë. Për Ne, që falem shume në emër të paqes, që falem edhe tradhtitë në shumë raste në emër të lirisë, por asnjëherë për t’ua dorëzuar të ardhmen.

Dalësh faqebardhë Gjeneral Kadri Veseli, ashtu siç dole gjate tere jetës “ne luftën për ndërtimin e Republikës së Kosovës shtet i pavarur e sovran, mbi vlerat e lirisë barazisë dhe demokracisë”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit e…