Historia e mistershme e “Biblës së Djallit”

09 qershor 2021 | 23:07

“Codex Gigas” (Libri Gjigand), i cili njihet gjerësisht si “Bibla e Djallit” është libri mesjetar më i madh dhe më i mirëmbajtur në Evropë. “Libri Gjigand” ka në brendësi të tij një përmbledhje të historisë së njerëzimit si dhe skica të mistershme me prirje satanike.

Ky libër është i përbërë nga 330 pergamena prej lëkure gomari, është 22 cm i trashë, 90 cm i gjatë, 50 cm i gjerë dhe peshon gjithsej 75 kg. Çuditërisht ka një stil të ngjashëm në të gjitha faqet, çka tregon se mund të jetë shkruar nga një person i vetëm.

Sipas një legjende në një manastir në Podlazice, në Republikën Çeke një prift kreu një krim shumë të rëndë dhe u dënua me vdekje. Prifti i dëshpëruar kërkoi falje dhe në këmbim të jetës së tij ai ofroi të shkruante librin më të mrekullueshëm në botë, që do të përmbante të gjitha dituritë njerëzore, mësimet e Biblës dhe do ti sillte manastirit paqe dhe pasuri.

Manastiri e pranoi ofertën e tij me një kusht, që ai duhej ta përfundonte librin brenda një dite. I dëshpëruar prifti i kërkoi ndihmë vetë Djallit për ta shkruar dhe kështu për një natë u krijua “Libri Gjigand”.

Një aspekt i çuditshëm i librit është se përmban Biblën e plotë, Testamentin e Vjetër dhe të Ri, dy vepra të historianit çifut Flavio Josefo, etimologjitë e Izidorit të Sevijës, “Ars Medicinae”, një grumbull tekstesh, që shpjegojnë artin e shërimit të trupit njerëzor dhe “Kronikën e Bohemisë” nga Cosmas, libri i parë që flet për Boheminë, një territor në Republikën Çeke.

Libri ka gjithashtu një listë të plotë me emrat e shenjtorëve dhe ditët kur ata duhet të nderohen, si dhe një listë me emrat e banorëve të Bohemisë. Ka gjithashtu shumë skica dhe tekste të vogla misterioze, të cilat tregojnë si të largojmë nga trupi shpirtrat e këqij, rituale të ndryshme magjike, teknika ndëshkimi ose pendimi.

Historia e origjinës së librit bazohet vetëm në legjenda. ekspertët të cilët e kanë studiuar librin kanë dalë në konkluzioni, se për ta shkuar atë duhet të jenë dashur 10 vite. megjithatë për të përfunduar librin e plotë së bashku me dizajnin dhe pikturat do të duheshin 20 deri në 30 vjet.

Libri i famshëm ka kaluar dorë më dorë pasi konsiderohej si libër i mallkuar. Tashmë gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Stokholmit, por nuk mund të shihet nga publiku pasi konsiderohet si thesar./Culturizando/Përktheu: Ina Merlika/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur kosovare Fjolla Morina e cila njëkohësisht është…