Fjolla Morina tregon lidhjen me shefin e antidrogës së Ulqinit: Një humbje e madhe!

09 qershor 2021 | 23:03

Këngëtarja e njohur kosovare Fjolla Morina e cila njëkohësisht është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, ka reaguar lidhur me vdekjen e shefit të Antidrogës së Ulqinit, i cili u gjet i vrarë pranë bregut të Bunës, në fshatin Shëngjergj të Ulqinit.

Ajo ka postuar në Instagram një foto, ku shkruan se Rudolf Elezoviq e ka pasur mik. Fjolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve.

Miku im Dolfi, shumë veshtirë po e kom të shkruaj për ty. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Një humbje e madhe për ne. Kujtimi i tij do të jetë në zemrat tona. Ngushllime”, ka shkruar këngëtarja krahas imazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 9 persona humbën jetën në Korenë e Jugut…