Holanda dëbon 17 agjentë të inteligjencës ruse

29 mars 2022 | 16:34

Holanda ka dëbuar 17 agjentë të inteligjencës ruse, të cilët janë akredituar si diplomatë, duke u bazuar në informatat e siguruara nga shërbimet e saj të sigurisë, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Holandës përmes një komunikate.

“Arsyeja e këtij vendimi është informacioni i marrë nga shërbimet e sigurisë, që tregon se individët në fjalë, të akredituar si përfaqësues rusë në Holandë, kanë vepruar si zyrtarë të inteligjencës”, ka thënë Ministria e Jashtme e Holandës.

Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra, ka thënë se Qeveria është e përgatitur për secilin veprim hakmarrës të Moskës.

“Përvoja tregon se Rusia nuk hesht ndaj këtyre masave. Ne nuk mund të spekulojmë në këtë gjë, mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme është e përgatitur për skenarë të ndryshëm që mund të ndodhin në të ardhmen”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden do të bisedojë me liderë të…