Horoskopi i ditës

15 prill 2019 | 11:31

DASHI

Dita do të nisë me një përshëndetje, mbase dikush që do të niset në një udhëtim ose ju që keni një udhëtim pune.

DEMI

Jeni prekur nga përshtypjet jo të mira të dikujt rreth jush. Nuk ka ardhur t’jua thotë përballë, por po i mësoni nga persona të tjerë.

BINJAKËT

Nuk e dini se sa mundësi konkrete keni për të realizuar një impenjim të ri. Do të filloni t’i masni mundësitë e suksesit në fund të projektit.

GAFORRJA

Edhe pse financat janë të rëndësishme për ju për momentin keni më shumë pretendime në çështjet morale sesa ato financiare.

LUANI

Nuk do të keni shumë mundësi t’i shprehni aftësitë tuaja sot. Edhe në ato raste që do të mundoheni, të tjerët do t’i marrin meritat në vendin tuaj.

 VIRGJËRESHA

Sot do të keni mundësi t’i rikuperoni mungesat e mëdha në familje. Marrëdhënia juaj është e bazuar mbi besimin dhe sot do ta justifikoni.

PESHORJA

Jeni të lirë të bëni zgjedhjet tuaja në fushën sentimentale, por do të ndikoheni shumë edhe nga ambienti që ju rrethon.

AKREPI

Po shikoni mendimet për dhe kundër lidhur me një situatë të caktuar për t’i vlerësuar në mënyrë sa më korrekte personat e përfshirë.

SHIGJETARI

Jeni realist dhe e keni kuptuar mjaft mirë që një marrëdhënie e caktuar nuk po funksionon. Do të tërhiqeni pa lënduar askënd.

BRICJAPI

Po silleni shumë qartë dhe hapur me një person të caktuar sepse nuk doni të lini vend për keqkuptime. Në të kaluarën keni rënë pre e llafeve të kota.

UJORI

U keni dhënë mesazhe të qarta personave që nuk mendojnë njësoj si ju. Jeni tepër krenar për ta kthyer rrugën që keni nisur.

PESHQIT

Nëse nuk jeni shumë i bindur për çka do të realizoni vetë, mund të kërkoni ndihmë tek persona që dini që ju ndihmojnë pa rezerva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë me dije shkaku i vdekjes së Clark Gable…