Horror në Sllovaki, burri masakron partneren, organet i gjuan në kovë

10 janar 2024 | 08:19

Një kuzhinier e ka masakruar partneren e tij.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Sllovaki, por tek tash janë bërë të ditura detajet e krimit.

Siç raportojnë mediet ndërkombëtare, policia i ka gjetur në një kovë organet e viktimës (zorrët, zemrën), që Jozef Hanuska ia kishte hequr.

Ai u arrestua për vrasjen e të dashurës së tij 48-vjeçare të quajtur Patricia.

Sipas medieve lokale atje, kuzhinieri donte t’i gatuante organet.

Edhe babai i Hanuskas, i njohur si “mbytësi i Bratislavës”, u arrestua në vitin 1979 pasi vrau dy gra që takoi në një festë.

Shefi i kuzhinës po mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit dhe rrezikon 20 deri në 25 vjet burgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një breshëri raketash të lëshuara nga Hezbollahu në Liban ndaj…