Hotelet në ShBA në alarm: Kupa e Botës nuk po sjell turistët e pritur

20 maj 2026 | 13:24

Kupa e Botës pritej t’i sillte Shteteve të Bashkuara një bum të madh turistik, por tani ekziston frika se kjo mund të mos realizohet kurrë.

Një raport i publikuar nga American Hotel & Lodging Association (AHLA) ka zbuluar se rezervimet në hotele janë shumë më të ulëta se pritshmëritë në pothuajse çdo qytet pritës të Kupës së Botës.

AHLA deklaroi se kjo nuk përputhet me pretendimin e FIFA se janë shitur më shumë se pesë milionë bileta dhe paralajmëroi se “rritja ekonomike e pritur mund të mbetet nën pritshmëri”.

AHLA është shoqata më e madhe e hoteleve në SHBA, që përfaqëson më shumë se 32 mijë prona dhe mbi 80 për qind të të gjitha hoteleve me franchise në vend.

Në raport, një pjesë e fajit i atribuohet FIFA-s, e cila akuzohet se ka rezervuar paraprakisht shumë më tepër dhoma hoteli sesa kishte nevojë për përdorim të brendshëm, duke krijuar kërkesë artificiale.

Sipas AHLA-së, kjo situatë çoi në rritje artificiale të çmimeve, ndërsa pasi FIFA anuloi një numër të madh rezervimesh, tregu mbeti me mungesë kërkese dhe shumë vende të lira.

Nga ana tjetër, FIFA deklaroi se nuk e njeh këtë akuzë.

Hotelet theksuan se çmimet e larta të biletave për ndeshje, kostot e transportit lokal, taksat dhe klima politike kanë ndikuar negativisht te tifozët dhe turistët potencialë.

Për industrinë hoteliere, kjo Kupë Bote rrezikon të rezultojë një zhgënjim i madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësja e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit,…