Hoti: Agani, intelektual i papërsëritshëm

06 maj 2018 | 14:53

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka përkujtuar ish-nënkryetarin e kësaj partie, profesor Fehmi Agani, në 19-vjetorin e vrasjes së tij nga forcat serbe.

“Intelektual i papërsëritshëm, që bashkë me Rugovën shkruan historinë e re të Kosovës. Të nderuar që e kishim në LDK. Me këdo që ka pasur komunikim, ka lënë ndikim si kolos i mendimit filozofik dhe demokracisë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar profesor Fehmi Agani,…