Hoti: Ballafaqimi në Këshill të Sigurimit i dëmshëm për Kosovën, për herë të parë na kritikuan aleatët

09 shkurt 2024 | 11:55

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka vlerësuar se mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte tërësisht e panevojshme për Kosovën.

Hoti ka theksuar se është dëshmuar se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën.

Hoti ka thënë se mbrëmë ishte hera e parë që aleatët kritikuan Kosovën në një diskutim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit ishte totalisht i panevojshëm, joproduktiv dhe i dëmshëm për Kosovën. U dëshmua qartësisht se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën. Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit. Kjo qajse e qeverisë Kurti nuk i shërben integrimit euroatlantik të Kosovës. Është për keqardhje që veprimet e drejta të Kosovës, të cilat asnjë aleat nuk i konteston në aspektin kushtetues, të na kthehen si bumerang për shkak të politikës së mbrapshtë ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BEI Globale, krahu financiar i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI)…