Hoti bëri homazhe tek shtatorja e Ukë Bytyçit

27 tetor 13:53

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, vendosi kurora me lule tek shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18-vjetorit të vrasjes së tij.

“Ngjarja që ka ndodhur atëherë, vërtetë ka qenë goditje e rëndë për votën e lirë, për demokracinë, për familjen dhe për bashkëpunëtorët e tij. Fakti që gjatë gjithë këtyre viteve, çdo qytetarë i Suharekës, çdo qytetarë i Kosovës dhe bartësit e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal tregojnë respektin e vazhdueshëm për të, tregon sa njeri i madh ka qenë Ukë Bytyçi”, ka thënë kryeministri Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çekia ka vendosur orën policore në vend, duke filluar nga…