Hoti: Çështja e gjenocidit të zgjidhet para normalizimit të raporteve me Serbinë

16 maj 2019 | 18:22

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që çështja e gjenocidit serb në Kosovë të zgjidhet para se të normalizohen marrëdhëniet me shtetin serb. Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, ai ka thënë se si LDK mbështetin çdo nismë për dënimin e regjimit serb.  “Kjo çështje duhet të zgjidhet para se të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë. LDK mbështet çdo nismë për dënimin e regjimit serb. Ne sot nuk duhet të dënojmë krimet e regjimit serb, por duhet të vëmë në lëvizje mekanizmat e shtetit tonë për të dënuar këto krime. Fakti që sot para 20 vitesh flasim për këtë temë, tregon se këto institucione nuk i kanë kryer detyrat e veta”, ka thënë ai

Megjithatë, ai ka kërkuar që komisioni shtetëror të mos jetë politik. “Kush nga ndërkombëtarët me të cilët do ta themelojmë do t’i besonte gjykimit të deputetëve për krimet e luftës në Kosovë. Prandaj kjo qasje tregon mungesë të kulturës institucionale. Qëllimi mund të jetë i drejtë, por sa i përket formatit dhe qasjes në këtë propozim duhet të rishikohet plotësisht”, ka thënë Hoti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drake ka ndarë së bashku me ne avionin e tij…