Hoti: Çfarë flasin zyrtarët serbë pas takimeve nuk i marr seriozisht

30 tetor 2020 | 11:01

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur se dialogu me Serbinë në Bruksel është duke ndodhur vetëm për njohje reciproke.

“Dialogu bëhet për marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe normalizim në çdo fushë. Nuk ka zbatim parcial të marrëveshjes. Marrëveshja e vitit 2015, aty parashihet që statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe para se të miratohet në Qeveri ta marrë opinionin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hoti.

Hoti është shprehur se Asociacioni është çështje e mbyllur. “Nuk diskutojmë për atë çështje më”, është shprehur ai

Për deklarimet e zyrtarëve serbë të cilët edhe pas takimit të djeshëm kanë thënë se është folur për Asociacionin, Hoti është shprehur: “Çfarë flasin zyrtarët serbë pas takimeve s’i marr seriozisht, as parasysh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në konferencën për media pas…