Hoti: Deklaratat e Selmanajt po shtrembërohen nga persona të caktuar

23 nëntor 2020 | 13:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt, për personat e pagjetur.

Kryeministri ka thënë se deklarata e Selmanajt është shtrembëruar nga persona të caktuar.

“Tema e të pagjeturve është e para që diskutohet, krejt këto tregojnë se sa e përkushtuar është kjo qeveri dhe sa për zemër e merr çështjen e të pagjeturve. Deklaratat që i ka dhënë Selmanaj, po shtrembërohen nga persona të caktuar, nëse do të kishte një element më të vogël në bindje të cilit do zyrtarë të qeverisë që do të binte ndesh me parimet ose në çfarëdo forme i bënë të ndihen keq familjarët e të pagjeturve, unë menjëherë do kërkoja falje dhe do të merrja masa”,ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se kërkon falje nëse dikush është ndier keq, mirëpo që e vërteta sipas tij nuk qëndron ashtu.

“Nëse dikush nga ta është ndier keq, kërkoj falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç është thënë publikisht”, ka deklaruar Hoti, duke shtruar se të pagjeturit janë prioritet për qeverinë që ai drejton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinisa Mihajloviç, trajneri i Bolognas dhe ish-lojtar i një sërë…