Hoti dhe Osmani takuan këshilltarin e kancelares Merkel

06 mars 2018 | 17:32

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, kanë takuar të martën këshilltarin kryesor të kancelares Merkel për politikë të Jashtme, Jan Hecker.

“Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. Republika Federale e Gjermanisë dhe kabineti i kancelares Merkel rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe aspiratat tona eurointegruese. LDK-ja mbetet partneri me kredibil për procesin e integrimit euroatlantik të vendit tonë”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të martën në…