Hoti: Dialogu me Serbinë nuk do të ngecë për shkak të Kosovës

01 tetor 2020 | 14:03

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë.

Ai ka thënë se dialogu i Brukselit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk do të ngec për shkak të Kosovës.

“Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtar. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun”, ka deklaruar Hoti, pas inaugurimit të një rruge në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se me…