Hoti: Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike

30 shtator 2021 | 16:59

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoti ka thënë se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës.

Më tutje, Hoti ka thënë se dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike.

“Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj. Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës. Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shtet”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur Dritën e Gjilanit me…