Hoti e bën bashkëfajtore edhe Vjosa Osmanin për goditjen që SHBA i dha dje Kosovës

13 shtator 2025 | 17:48

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se goditja që ShBA i dha Kosovës me ndërprerjen e Dialogut Strategjik, do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk do të ndryshojë qasja politike në Kosovë.

Hoti ka thënë se s’duhet harruar edhe faktin se Kosova është nën masa të BE-së.

Deputeti i LDK-së në një reagim në profilin e tij në Facebook, ka shtuar se një goditje e tillë do të ishte evituar nëse presidentja Vjosa Osmani do të kishte përmbushur detyrimin kushtetuese për të mbrojtur Kushtetutën, gjyqtarët e Kushtetueses, gjyqësorin, prokurorinë, gazetarët, bizneset e të gjitha komunitetet nga sulmet e Albin Kurtit.

“Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i tij:

Goditja që mori dje shteti i Kosovës nga ndërprerja e dialogut strategjik Kosovë-SHBA do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi i zhvillimeve politike. Të mos harrojmë se jemi edhe nën masa financiare të BE-së për më shumë se dy vjet.

Ky vendim i SHBA-së do të ishte i shmangshëm sikur Presidentja Osmani ta kishte përmbushur detyrimin e saj kushtetues, duke marrë përgjegjësinë për të mbrojtur Kushtetutën dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet gjyqësore e prokuroriale, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga sulmet dhe presioni i Kurtit dhe Vetëvendosjes.
Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit.

Ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së.

Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles.

Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në…