
Hoti e fton për vizitë në Kosovë Macronin
07 korrik 2020
| 17:35
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur të martën në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në këtë u tha se Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të takimit, kryeministri Hoti e ftoi presidentin Macron për vizitë në Kosovë, të cilën ftesë presidenti e mirëpriti.
“Kjo vizitë do të ndodhë në të ardhmen në një moment të përshtatshëm për presidentin Macron”, është thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
(M.Q / Epoka e re)