Hoti: E qëllimshme moszgjedhja e guvernatorit të BQK-së

01 prill 2023 | 17:43

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se moszgjidhja e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, u bë me qëllim për t’i hapur rrugë kryetarit të Bordit të BQK-së për të marrë këtë pozitë.

Përmes një statusi në “Faecbook”, Hoti ka shkruar se edhe UD së Zëvendësguvernatorit të BQK-së, është shkarkuar këto ditë, për këtë qëllim.

“Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore:

1. Zgjedhja e Zëvendësguvernatorit u bojkotua gjatë tërë vitit 2022. Si rezultat, BQK mbeti pa Zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit.

2. Procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me propozime në seancë të Kuvendit për votim.

3. Ushtruesja e detyrës së Zëvendësguvernatorit duket se është shkarkuar këto ditë për t’i hapur rrugë Kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të marrë detyrën e Guvernatorit.
Urime!”, ka shkruar Hoti.

Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës i ka skaduar mandati, ndërsa në këtë pozitë, Kuvendi i Kosovës nuk e ka emëruar askënd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e…