Hoti, grave në LDK: Ju i jepni kuptim Lidhjes

10 mars 2018 | 11:32

Në 28-vjetorin e Forumit të Gruas së LDK-së shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti ka uruar gratë të cilat janë pjesë të kësaj partie.

“Dëshiroj të uroj Kryetaren e Forumit Znj.Lirije Kajtazi dhe të gjitha gratë dhe aktivistet e LDK-së. Për 28 vjet me radhë, këto aktiviste kanë qenë zëri i grave në Kosovë, në vitet e dhunës dhe luftës, në vitet e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. Ju i jepni kuptim LIDHJES! dhe me ju LIDHJA! është e plotë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Sot në mesditë Forumi i Gruas së LDK-së shënon 28 vjetorin e themelimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrew Russell, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator…