Hoti i bindur se s’ka shkëmbim territoresh me Serbinë: Njohja reciproke, opsion i vetëm

25 janar 2021 | 16:57

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogun Kosovë-Serbi e ka filluar me parime të qarta dhe se ky proces do të përfundojë me njohje reciproke.

Madje, Hoti ka thënë se është i bindur se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutohet për shkëmbime të territoreve.

“Dialogu e kemi filluar mbi parime te qarta që përfundojmë me njohje reciproke dhe nuk diskutohet tema e shkëmbimeve të territoreve dhe këtë e kem bërë të qartë para qytetarëve dhe para raportimit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Komiteti Ndërkombëtar i Krizave ka paraparë tri zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi, ku në propozimin e tretë parasheh shkëmbim territoresh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26.01.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Peja 1.…