Hoti i KGjK-së thotë se KQZ-ja nuk i ka kërkuar listat e personave të dënuar

02 dhjetor 2020 | 11:16

Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Astrit Hoti, në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë me dije se për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nuk kanë pasur kërkesë nga KQZ-ja që t’ia dërgojnë listën e personave të dënuar nga gjykata, në mënyrë që të njëjtëve t’iu ndalohet kandidimi në zgjedhje.

Hoti si përfaqësues i Këshillit Gjyqësor ka thënë se i kanë ofruar dosjet penale për këtë çështje institucioneve.

“Ne si KGJK i kemi ofruar dosjet penale për këtë çështje, si Gjykatës Kushtetuese po ashtu edhe Kuvendit”.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bazë të kërkesës së KQZ-së gjithherë i ka dhënë informacione këtij institucioni nëse kandidatët kanë dënime nga gjykata, por në zgjedhjet e fundit nuk kemi pasur kërkesë që do t’i informonim si zgjedhjet e kaluara. KGjK-ja ka qenë gjithherë informuese dhe gjithmonë i ka dhënë këto informata”, ka thënë Hoti në këtë seancë ku është duke u diskutuar në lidhje me çështjen e votës se Etem Arifit për qeverinë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se, para hyrjes…