Hoti ia dërgon një kërkesë Kurtit, ka të bëjë me Izraelin

25 maj 2022 | 15:39

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ia ka dërguar një kërkesë kryeministrit Albin Kurti që të iniciojë dhe të sjellë në Kuvend për ratifikim disa marrëveshje ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Hoti në kërkesën dërguar kryeministrit Kurti ia ka përkujtuar se njohja e Kosovës nga Izraeli ka ndodhur pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në kohën sa ishte kryeministër i Kosovës.

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, dërgova kërkesën për përkrahjen, inicimin dhe sjelljen në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ratifikim të disa marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoti ka propozuar ndër të tjera që dy parlamentet të ratifikojnë lëvizjen pa viza për qytetarët e dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e njohur, Tayna, ka qenë së fundmi në qendër…