U fotografua në shoqërinë e një djali misterioz, Tayna reagon për herë të parë

25 maj 2022 | 15:36

Reperja e njohur, Tayna, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të videos virale ku ajo u shfaq krah një mashkulli të panjohur në Zvicër.

Videoja në fjalë u xhirua nga një fans që e postoi në rrjetet sociale dhe u bë menjëherë virale.

Në pamjet që tashmë janë kudo në rrjet, duket mjaft qartë reperja dhe krah saj djali i panjohur. Të gjitha dyshimet shkojnë se ai mund të jetë i dashuri i saj, mirëpo reperja ka vendosur të sqarojë gjithçka.

Ajo reagoi për herë të parë për lajmet, përmes një postimi në Instastory. Reperja publikoi një foto krah së cilës shkruan: “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ku iu bën tag edhe Dj Dust dhe djalit me të cilin u fotografua.

Tayna nuk ka lënë pa ironizuar lajmet dhe komentet që u bënë rreth saj në rrjet.

“Vërtet menduat se zbuluat diçka”, shkruan ajo me disa emoji duke qeshur.

U fotografua në shoqërinë e një djali misterioz, TaynaU fotografua në shoqërinë e një djali misterioz, Tayna

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak,…