Hoti ironizon me qeverinë: ‘Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh’

26 shkurt 2024 | 16:53

Pasi çështja e dinarit është bartur në Bruksel për bisedime, ku pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Banka Qendrore e Kosovës, ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar duke e zbërthyer logjikën e veprimit qeveritar, për çka vlerësoi “këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral”.

Hoti ka rikujtuar se për vendimin rreth dinarit,  pa u konsultuar me askënd është prodhuar një seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Kosova është kritikuar mbarëbotërisht, e ku edhe aleatët kyç të vendit patën qëndrim pasiv.

“Para dy javësh, Kosova u kritikua në Këshillin e Sigurimit për vendime të pakoordinuara. Kritikat nuk ishin vetëm nga Kina e Rusia, por nga aleatët që Kosovës ia sigurojnë kufijtë. Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb. Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar. Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut. Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral. ‘Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh’”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion amerikan nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i kryesuar…