Hoti: Jemi në rrezik nga vala e dytë e Covid-19

29 qershor 2020 | 14:53

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se vendi është i rrezikuar nga vala e dytë e koronavirusit.

Në një konferencë për media, pas takimit të Komitetit për menaxhimin e pandemisë, Hoti ka thënë se  pandemia Covid-19 është nën kontroll të brishtë.

Ai ka treguar se Klinika Infektive në QKUK është e stërmbushur me pacientë me koronavirus dhe se atje nuk ka më vende për njerëz.

Hoti ka treguar se janë duke u krijuar vende shtesë nëpër spitale rajonale.

“Jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni që mos ta mbyllim komplet ekonominë si para tre muajve”, ka deklaruar Hoti, duke paralajmëruar mundësinë e masave të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai iu ka bërë thirrje serish qytetarëve që të zbatohet plotësisht vendosja e maskave, distanca fizike dhe larja e duarve.

“Qysh nga mbledhja e ardhshme do të marrim masa shtesë. Që nga reduktimi i stafit nëpër ndërmarrje ku do të ketë mundësi që të kryhet puna nga shtëpia, e po ashtu edhe mbyllja edhe e sektorëve edhe bizneseve apo departamenteve që kanë punëtorë të prekur me Covid-19. Do të ndalojmë edhe grumbullimin në më shumë se 100 persona”, ka deklaruar ai.

(M.K /Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur të…