Krasniqi e Tolaj koordinohen për procesin e privatizimit

29 qershor 2020 | 14:49

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur të hënën në takim drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolajn, me bashkëpunëtorë, ku temë e bisedës ishte koordinimi institucional në zbatimin e normativave në procesin e privatizimit.

Sipas njoftimit të MTI-së, gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin institucional në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), në kuadër të legjislacionit në fuqi, për çështjet me interes të zhvillimit të ndërmarrësisë kosovare.

Ministri Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me AKP-në, për t’i trajtuar të gjitha çështjet që prekin fushat me interes ekonomik të vendit gjatë procesit të privatizimit.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të…