Hoti jep lajmin e shumëpritur për bizneset dhe punëtorët

06 gusht 2020 | 17:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se Ministria e Financave është duke bërë përgatitjet e duhura për ti bërë pagesat ndaj punëtorëve dhe bizneseve.

“Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura. Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në qeveri së shpejti”, ka njoftuar Hoti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.

Kujtojmë se të enjten presidenti Hashim Thaçi ka nënshkruar ligjin për buxhetin e rishikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar veprimtarin e…