Thaçi: Sabit Veseli ishte frymëzues në rrugën tonë për liri

06 gusht 2020 | 16:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Sabit Veseli, në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Veseli ishte frymëzues në rrugën drejtë lirisë së Kosovës.

“Si veprimtar dhe ish i burgosur politik i viteve ’80-ta, Sabit Veseli u bë frymëzues për ne gjeneratat më të reja. Pas daljes nga burgu, ai vazhdoi veprimtarinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Kohërat dhe rrethanat e jashtëzakonshme na takojnë me njerëz të veçantë. Historike ishte rezistenca studentore dhe gjithëpopullore e pranverës 1989. Atëherë në Prishtinë ndodhi një nga momentet që i dhanë drejtim jetës sime, kur në një prej bazave të organizimit të përpjekjeve për Republikë të Kosovës e takova Sabit Veselin. Sot u bënë 10 vjet nga vdekja e parakohshme e tij.

Si veprimtar dhe ish i burgosur politik i viteve ’80-ta, Sabit Veseli u bë frymëzues për ne gjeneratat më të reja. Pas daljes nga burgu, ai vazhdoi veprimtarinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Unë dhe Kadriu kemi shumë momente të përbashkëta të aktivitetit me Sabitin dhe ndajmë kujtime të paharruara, në Kosovë dhe diasporë. Sabiti ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e UÇK-së. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëluftëtarët.

#Njerëztëpaharrueshëm ❤️Kohërat dhe rrethanat e jashtëzakonshme na takojnë me njerëz të veçantë. Historike ishte…

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 6 août 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka mbledhur të enjten Këshillin…