Zëvendëskryeministrja e Kosovës paralajmëron marrëveshje të reja me Shqipërinë

06 gusht 2020 | 15:59

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka mbledhur të enjten Këshillin Organizativ për përgatitjen e marrëveshjeve të cilat do të nënshkruhen në mbledhjen e radhës në mes të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Balaj-Halimaj ka thënë se krahas marrëveshjeve të reja, fokusi do të jetë në evidentimit të të gjitha pengesave dhe shtyrjen përpara të marrëveshjeve të arritura më herët dhe të cilat nuk po gjejnë zbatim në praktikë.

“Takim jashtëzakonisht i frytshëm i Këshillit Organizativ për përgatitjen e marrëveshjeve të cilat do të nënshkruhen mes Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive, e cila do të mbahet në muajin shtator. Krahas marrëveshjeve të reja, fokusi ynë do të jetë në funksion të evidentimit të të gjitha pengesave dhe shtyrjen përpara të marrëveshjeve të arritura më herët dhe të cilat nuk po gjejnë zbatim në praktikë. Për mbledhjen e radhës janë disa marrëveshje të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj është koordinatore e qeverisë së Kosovës për përgatitjen e mbledhjes mes dy qeverive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka bërë…