Hoti: Integrimi i tregut, hapi i parë drejt pajtimit politik të rajonit

16 nëntor 2020 | 14:10

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në formë virtuale në Forumin Ekonomik të Vjenës me moton “Ekonomia takon politikën në botën digjitale”.

Hoti ka bërë me dije se në këtë forum është diskutuar kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë e rajonit.

Ai ka thënë se integrimi i tregut është hapi i parë drejt pajtimit politik të rajonit. “Sot mora pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, “Vjena, dialogu për të ardhmen 2020’’ me moton “Ekonomia takon politikën në botën digjitale”. Në këtë forum u diskutua kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë e rajonit. Përkundër pandemisë Covid-19, Kosova ka vazhduar angazhimet konkrete për të realizuar agjendën evropiane, me theks të veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Besoj fuqishëm se pas zotimeve në Samitin e Sofjes, javën e kaluar, integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit. Qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyçe për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE të gjithë rajonit”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar  se Kosova është e vendosur për të promovuar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike me vendet e rajonit. “Presim qasje konstruktive nga të gjitha palët, sidomos nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Bashkëpunimi multilateral siç është Tregu i Përbashkët Rajonal, promovon dhe përmirëson sigurinë në rajon, qëndrueshmërinë politike dhe bashkëpunimin ekonomik”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erjon Kastrati vazhdon me paraqitje të mira në Ligën Aba.…