Kastrati vazhdon me formë të mirë, 20 pikë kundër Mornarit

16 nëntor 2020 | 14:04

Erjon Kastrati vazhdon me paraqitje të mira në Ligën Aba. Basketbollisti i Kosovës ishte më i dalluari për skuadrën e tij, Koper Primorka, që pësoi humbje nga Mornari me rezultat 87:66.

Kastrati luajti 39 minuta në këtë ndeshje dhe e mbylli ndeshjen me 20 pikë, tri kërcime dhe tri asistime, duke vazhduar me formë të mirë në këtë ligë. Primorska ndodhet në vendin e fundit me shtatë humbje nga shtatë ndeshje.

Erjoni është njëri nga lojtarët më të dalluar të Kosovës dhe forma e tij jep shpresë, edhe për Përfaqësuesen e Kosovës që në fund të nëntorit do të ballafaqohet me Sllovakinë dhe Islandën, në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Punëtorëve të Telekomit, ka protestuar para objektit të…