Protestojnë punëtorët e Telekomit pas bllokimit të xhirollogarive, kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria

16 nëntor 2020 | 13:54

Sindikata e Punëtorëve të Telekomit, ka protestuar para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit së Kosovës për shkak të gjendjes së krijuar në këtë ndërmarrje.

Punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor, derisa kanë thënë se tashmë është duke u rrezikuar seriozisht edhe funksionimi i ndërmarrjes.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, para protestuesve, ka fajësuar Qeverinë dhe Kuvendin për gjendjen në të cilën gjendet kjo ndërmarrje.

“Kjo protestë është me fajin e atyre që janë në qeveri dhe të atyre deputetëve që janë në Kuvend. Jemi një nga ndërmarrjet që na u janë bllokuar xhirollogaritë. Çdo moment rrezikohen 1 milion konsumatorë.  Qeveria dhe Kuvendi ta marrin në përgjegjësi këtë gjendje. Ne nuk do të ndalemi me protesta. Kërkesat tona janë zhbllokimi i llogarive bankare dhe dhënia e pagave të punëtorëve”, është shprehur Balaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e largoi Luis Suarezin, por sulmuesi nuk e ka…