Suarezi: Ndihem keq kur vuan Barça

16 nëntor 2020 | 13:48

Barcelona e largoi Luis Suarezin, por sulmuesi nuk e ka humbur dashuria për klubin nga “Camp Nou”.

“Ishte një planifikim i ri taktik dhe më duhej ta pranoja se nuk kishin nevojë për mua. Secili nxjerr përfundimet e veta. Unë tani duhet të jetoj të tashmen te Atletico, por kjo nuk do thotë se nuk ndihem keq kur shoh Barçën të luajë keq. Kam lënë shumë shokë atje dhe i ndjek me kujdes. Po e vuaj atë mungesë force të tyre. Megjithatë janë në rrugën e duhur kur të vijnë në nivelin e duhur do të jenë në luftë për gjithçka. Me Messin flasim dhe takohemi shpesh. Flasim për jetën, për virusin, por shumë pak për futbollin”, ka thënë Suarez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK) sot…