Hoti: Kosova do t’i kishte punët më mirë pa Haradinajn si kryeministër

21 dhjetor 2017 | 12:39

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka përqeshur sjakshmërisht 100-ditëshin e punës si kryeministër të Ramush Haradinajt.

Hoti ka vlerësuar se kjo qeveri nuk ka arritur t’i plotësoj kushtet për heqjen e vizave, përderisa është kapur në një kauzë të rrejshme, siç e quajti ai demarkacionin.

“Kosova do t’i kishte punët më mirë po të mos ishte kryeministër Ramush Haradinaj”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka pohuar se LDK-ja nesër do të bëjë me dije nëse do të bojkotoj apo jo seancën solemne ku presidenti Hashim Thaçi do të mbajë fjalim, njofton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbledhur…