Hoti: LDK-ja do ta merr përsipër agjendën evropiane të Kosovës

08 shkurt 2018 | 10:31

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kjo parti do ta merr me seriozitet Strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor.

“Në Strategjinë e re për zgjerim të BE-së, është pozitiv fakti që Kosova është trajtuar si shtet në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, Kosova është vendi i vetëm që nuk e ka të qartë afatin kohor të integrimit. Është e qartë se na mbetet neve si institucione të Kosovës të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të dëshmuar së Kosova është partner kredibil për integrim në BE, se nuk do të dërgojmë probleme në BE, por do të kontribuojmë në diversitetit të vlerave të BE-së”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se LDK-ja do të jap kontributin tonë në këtë drejtim. “Ne mbesim partia më proevropiane në Kosovë, anëtare e Partive Popullore Evropiane. Të gjitha reformat që lidhen me agjendën e integrimeve evropiane ne do t’i përkrahim. Ne së shpejti, në Qeverinë evropiane të Kosovë, do të marrim vetë përsipër këto reforma”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ellie dhe Ben janë dy adoleshentë që kanë zgjedhur një…