Hoti: Marrëveshja e Demarkacionit i hap Kosovës rrugën drejt BE-së

28 shkurt 2018 | 18:57

Profesori i Shkencave Politike, Afrim Hoti, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është çështje pozitive për vendin.

Ai ka potencuar se marrëveshja e Demarkacionit është dritë jeshile pasi do hapte rrugë edhe për njohje të reja për vendin.

Këto deklarime profesori Hoti i ka thënë sot në emisionin “Info Magazine”, ndërsa shtoi se duhet të shfaqet më agresivitet në dëshmitë sa i përket luftimit të korrupsionit.

“Me Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, situata është qartësuar sidomos në fillimin e muajit shkurt. Harta e integrimit tashmë është e qartë. I gjithë lidershipi politik kosovar dhe ai ndërkombëtar janë të fokusuar tek kjo marrëveshje – ajo e Demarkacionit. Sikur të arrihej tani kjo marrëveshje do të hapte rrugë për të dyja shtetet e Serbisë dhe Kosovës që synojnë Bashkimin Europian. Do të ishte dritë jeshile edhe për pesë vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, për të bërë ato të lëvizin nga qëndrimet e veta. Është jokorrekte të shfaqemi më agresiv sidomos në rrethanat aktuale. Do duhej të ishim më agresiv sikur të jepnim dëshmi të sakta në luftën kundër korrupsionit, apo për miratimin e Demarkacionit”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën pesë zyrtarë policorë…