Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit theu izolimin ndërkombëtar

07 korrik 2021 | 14:07

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot në Kuvend se me nënshkrimin e marrëveshjes sw Uashingtonit, Kosova ka thyer izolimin e saj ndërkombëtar.

Në debatin parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit, të kërkuar nga LDK-ja, Hoti ka vlerësuar se kjo marrëveshje ka krijuar një momentum të ri në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

“Me këtë marrëveshje, edhe përmes një qeverisje parimore dhe konsultative si brenda ashtu edhe me miqtë ndërkombëtar, ne kemi thyer izolimin ndërkombëtar që i kishte ndodhur Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai ka treguar se edhe ish-presidenti amerikan këtë dokument e ka vlerësuar si një marrëveshje ekonomike që do të shtynte dy vendet më lehtë drejt marrëveshjes finale.

“Prandaj, mbi këtë qasje është arritur marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Për tej kësaj, këtë marrëveshje duhet parë edhe si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar ai, duke shtuar se ata që nuk e kuptojnë këtë filozofi të veprimit politik, nuk e kuptojnë edhe qëllimin e kësaj marrëveshje. “Marrëveshja e Uashingtonit ka krijuar një momentum të ri edhe në marrëdhëniet BE-SHBA, duke qenë se tash SHBA-të marrin një rol të rëndësishëm politik edhe ekonomik në regjion. Prandaj, këtë marrëveshje duhet parë si hap drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm…