Hoti: Marrëveshja me Serbinë nuk ka nevojë të shkojë në referendum

17 mars 2019 | 16:59

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Hoti duke iu referuar deklaratës se kryetarit të PAN-it, Kadri Veseli se marrëveshja me Serbinë do të dalë në referendum, ka thënë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

“Marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë me shume. Prandaj, duhet te arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse.
Një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të shkojë në referendum, siç po paralajmëron shefi i PAN-it, veç nëse ai po planifikon korrigjim të kufirit me këtë marrëveshje. Le të jetë i sinqertë me qytetarë dhe pastaj do ta sheh vete përgjigjen e qytetarëve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lazios ka qenë bindëse në ndeshjen ndaj Parmës,…