Lazio, bindëse ndaj Parmës

17 mars 2019 | 16:53

Skuadra e Lazios ka qenë bindëse në ndeshjen ndaj Parmës, pasi fitoi me rezultat 4-1.

Vendasit shënuan katër golat në pjesën e parë. Luis Alberto shënoi dy gola, kurse nga një shtuan Adam Marusiq dhe Senad Luliq. Thomas Strakosha ishte titullar si zakonisht për Lazion, kurse Durmishi luajti në pjesën e dytë.

Ndërsa ndeshja në mes Atalantës dhe Chievos përfundoi 1-1. Për vendasit titullar ishte mbrojtësi shqiptar Berat Xhimshiti, kurse Etrit Berisha në bankën rezervë, derisa të mysafirët titullar luajti Përparim Hetamaj, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndeshja tjetër në mes Empolit dhe Frosinones përfundoi 2-1. Derbi në mes Milanit dhe Interit zhvillohet nga ora 20:30.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja dhe kryenegociatorja Edita Tahiri, në cilësinë e kryetares së…