Hoti: Masat antiCovid do t’i shqyrtojnë në fund të javës

07 dhjetor 21:51

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në fund të kësaj jave do të diskutojnë rreth masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Hoti ka deklaruar se këto masa kanë qenë adekuate dhe duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë por shtoi se në fund të kësaj jave do t’i analizojnë dhe do t’i marrin masat e nevojshme.

“Tash ne i kemi vendosur një listë të masave në bazë të disa kritereve nga IKSHPK-ja duke ndjekur protokollet e OBSH-së. Formula që kemi zhvilluar është mjaft adekuate për t’i klasifikuar komunat. Javën e fundit kemi pasur një stabilizim të rritjes. Numri i rasteve fatale fatkeqësisht është i lartë por këto masa e kanë ndaluar rritjen e rasteve të reja. Në fund të kësaj jave do t’i analizojmë këto masa dhe do të sillemi në përputhje me situatën”, u shpreh Hoti.

Hoti ka thënë se masat varen nga numri i të infektuarve. “Këto masa kanë qenë adekuate dhe nënkupton që duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë deri sa të fillojë të bie numri i të infektuarve, por do të shohim në fund të javës do t’i analizojmë dhe do t’i marrim masat e nevojshme”, u shpreh ai në “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i shumë klubeve elitare së Superligës së Kosovës, Bylbyl…