Hoti: Në 11 vjet shtet, asnjëherë nuk kemi qenë në pozitë më të dobët

01 mars 2019 | 13:19

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se qeveria aktuale e ka dërguar Kosovën në një situatë ku janë vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me aleatin e saj kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, rrezikimi i marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me SHBA-në dëshmohet edhe me faktin se për herë të parë në historinë e Kosovës, sipas tij, i mohohet vizita në SHBA, një lideri institucional të Kosovës, në këtë rast kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në 11 vjet shtet, asnjëherë nuk kemi qenë në pozitë më të dobët, si në politikën e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk kemi parë asnjëherë degradim më të madh institucional gjatë gjithë këtyre viteve edhe një humbje të plotë të besueshmërisë së qytetarëve ndaj lidershipit të vendit”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media.

Hoti ka kritikuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për siç ka thënë, lobimin e tij për ndryshim të kufijve të shtetit të Kosovës, në vend se të lobonte për njohje të reja nga shtete që se kanë njohur ende pavarësinë e këtij shteti.

Për të dalë nga kjo situatë, sipas tij, ekziston vetëm opsioni i zgjedhjeve si dhe ardhja e një qeverie me legjitimitet të plotë, e cila do të udhëhiqte edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjalën e tij gjatë punimeve të sesionit qendror të Samitit…