Hoti: Nëse s’ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë mbesim shtete të pavarura fqinje

08 tetor 2020 | 11:36

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi, kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti ka thënë po ashtu ka folur për përparimin në dialogun Kosovë – Serbi. “Kemi arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik që është hap i madh drejt marrëveshjes finale, sigurisht ne kemi koordinim me SHBA-në”, ka shtuar Hoti.

“Siç e dini unë nuk jam pjesëmarrës i dialogut. Z.Lajçak është përfaqësuesi special dhe ai me z.Borell po merren me këtë çështje. Nuk dua të diskutojë për këtë çështje. Shoh se ka përparim dhe angazhim. Shoh që nuk janë të lehta negociatat që duhet t’i bëjnë. Por është një momentum që ka filluar të zhvillohet. Po shpresoj që të mund t’ia dalim jo në një të afërme të largët”, ka deklaruar Hoti, i cili ka shtuar se “ka progres në këtë temë”. “Është me rëndësi të thuhet se ekziston konsensus shoqëror për dialogun. Kemi hyrë në proces të dialogut për marrëveshje paqe kur arrihet ky normalizim i plotë është vetëm me njohje reciproke. Ne jemi të përkushtuar në dialog, 1 muaj, 2 muaj apo 1 vjet. Nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare nuk kemi çfarë të bëjmë vazhdojmë si dy shtetet të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”, u shpreh Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka udhëtuar dje drejt Holandës,…