Hoti: Nesër do t’ia dorëzojë Kurtit detyrën
22 mars 2021
| 20:56
Avdullah Hoti nuk do të veprojë me Albin Kurtin sikurse që ai bëri me të sa i përket dorëzimit të detyrës së kryeministrit.
Hoti është shprehur se me rastin e dorëzimit të detyrës, Kurtit do t’ia dorëzojë edhe informacionet lidhur me proceset që ka drejtuar ai duke qenë në krye të ekzekutivit.
“Mënyra e dorëzimit të detyrës përbën standard. Ky standard pres që të respektohet kurdoherë që ndërrohen qeveritë. Është tepër e rëndësishme për maturitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri i ri pres të sillet me përgjegjësi në dorëzimin e detyrës tek kryeministri i ardhshëm”, ka thënë Hoti gjatë një konference për media.



