Hoti nga Prizreni: Dy ditët finale për presidentin ose zgjedhje të reja
26 prill 2026
| 21:29
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka postuar një fotografi nga Prizreni, ku ka paralajmëruar rikthimin e procesit parlamentar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit ose shkuarjes në zgjedhje të reja.
“E diel e këndshme në Prizren. Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.



